Netanyahu: Izraeli do të fillojë negociatat e paqes me Libanin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka urdhëruar zyrtarët e qeverisë që të nisin negociatat me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur. Ky hap vjen pas kërkesave të përsëritura nga autoritetet libaneze për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë me Izraelin. “Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për […]

Prill 9, 2026 - 19:30
Netanyahu: Izraeli do të fillojë negociatat e paqes me Libanin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka urdhëruar zyrtarët e qeverisë që të nisin negociatat me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky hap vjen pas kërkesave të përsëritura nga autoritetet libaneze për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë me Izraelin.

“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, unë urdhërova kabinetin dje që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Udhëheqësi izraelit theksoi se fokusi kryesor i këtyre negociatave do të jetë çarmatimi i Hezbollahut, si dhe vendosja e marrëdhënieve paqësore dhe të qëndrueshme midis Izraelit dhe Libanit, shkruan skynews.

Presidenti iranian: Nëse vazhdojnë sulmet në Liban, negociatat bëhen të pavlefshme

“Këto negociata janë të nevojshme për stabilitetin rajonal dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, shtoi ai.

Ky zhvillim vjen në një kohë tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, pas kërcënimeve nga Irani.

Autoritetet iraniane më herët paralajmëruan se “gishtat e tyre mbeten mbi shkrepëse” nëse Izraeli vazhdonte të kryente sulme ndaj Libanit, duke e konsideruar këtë si shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Analistët vlerësojnë se negociatat midis Izraelit dhe Libanit mund të jenë një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve, por paralajmërojnë se procesi do të jetë i ndërlikuar për shkak të ndikimit të grupeve militante në rajon dhe përplasjes së interesave rajonale. /Telegrafi