Netanyahu: Uraniumi në Iran do të hiqet me marrëveshje ose me forcë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fushata ushtarake kundër Iranit “nuk ka mbaruar ende”, ndërsa SHBA-të dhe Irani zhvillojnë negociata për armëpushim në Pakistan në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës. “Fushata nuk ka mbaruar ende, por tashmë mund të thuhet qartë – kemi arritur rezultate historike”, tha Netanyahu në hebraisht në një deklaratë

Prill 12, 2026 - 01:30
Netanyahu: Uraniumi në Iran do të hiqet me marrëveshje ose me forcë
netanyahu:-uraniumi-ne-iran-do-te-hiqet-me-marreveshje-ose-me-force

netanyahu:-uraniumi-ne-iran-do-te-hiqet-me-marreveshje-ose-me-force

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fushata ushtarake kundër Iranit “nuk ka mbaruar ende”, ndërsa SHBA-të dhe Irani zhvillojnë negociata për armëpushim në Pakistan në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

“Fushata nuk ka mbaruar ende, por tashmë mund të thuhet qartë – kemi arritur rezultate historike”, tha Netanyahu në hebraisht në një deklaratë televizive të shtunën në mbrëmje, shkruan CNN.

Në një fjalim 13-minutësh që dukej se i drejtohej një audience vendase, Netanyahu renditi ato që ai i quajti arritjet kryesore të Izraelit gjatë luftës, duke përfshirë vrasjen e udhëheqjes së lartë të Iranit dhe shkatërrimin e aftësive të tij bërthamore dhe raketore.

Duke vënë në dukje rezervat e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit, Netanyahu tha se ato do të hiqen ose me anë të një marrëveshjeje ose “me mjete tjera”.