NewCo Ferronikeli: Nga shpërthimi në Ibër Lepenc rrezikohet funksionimi i përgjithshëm i kompanisë
Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë Në në postim në Facebook, kompania në fjalë thotë se ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës
Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë
Në në postim në Facebook, kompania në fjalë thotë se ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset e tyre prodhuese.
“Nëse sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen, duke detyruar ndaljen e operacioneve të furrës elektrike në mënyrë të paplanifikuar. Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë dhe proceset e saj industriale”.
“NewCo Ferronikeli Complex LLC ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar ndikimet negative dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Ibër-Lepencit për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate kritike”, thuhet në njoftim.