Nga Presidenca në Qeveri? Gashi zbulon postet e propozuara për Vjosa Osmanin

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje , Liza Gashi , ka deklaruar se presidentes Vjosa Osmani i janë ofruar poste të rëndësishme shtetërore pas përfundimit të mandatit të saj, në fillim të këtij muaji. E ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gashi tha se Osmanit i është propozuar të marrë detyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së

Prill 9, 2026 - 19:30
Nga Presidenca në Qeveri? Gashi zbulon postet e propozuara për Vjosa Osmanin
nga-presidenca-ne-qeveri?-gashi-zbulon-postet-e-propozuara-per-vjosa-osmanin

nga-presidenca-ne-qeveri?-gashi-zbulon-postet-e-propozuara-per-vjosa-osmanin

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se presidentes Vjosa Osmani i janë ofruar poste të rëndësishme shtetërore pas përfundimit të mandatit të saj, në fillim të këtij muaji.

E ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gashi tha se Osmanit i është propozuar të marrë detyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, duke theksuar se këto role përputhen me përvojën e saj në arenën ndërkombëtare.

“Si ka mundësi të ndeshemi me zonjën Osmani kur i kemi ofruar të bëhet zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, pikërisht në arenën ku ka shkëlqyer. Unë kam vetëm fjalë miradie për punën e presidentes, i uroj shumë fat dhe punë të mbarë në rrugëtimin e saj, kudo që ajo vendos”, u shpreh Gashi.