Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut tek memoriali

Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog. Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit. Ata u pritën nga kryetari i OVL UÇK – Istog, Muhamet Demaj, së bashku me bashkëluftëtarë. Po ashtu, ata

Prill 3, 2026 - 23:30
Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut tek memoriali
pas-stervitjes,-ushtaraket-e-fsk-se-nderojne-deshmoret-e-istogut-tek-memoriali

pas-stervitjes,-ushtaraket-e-fsk-se-nderojne-deshmoret-e-istogut-tek-memoriali

Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog.

Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.

Ata u pritën nga kryetari i OVL UÇK – Istog, Muhamet Demaj, së bashku me bashkëluftëtarë.

Po ashtu, ata vizituan edhe nxënësit, ku zhvilluan aktivitete të përbashkëta dhe brohoritën për UÇK-në.