Nga sabahu në Bajram: Orari i plotë i faljes
Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut janë bërë publike oraret zyrtare për faljen e namazit të Fitër Bajramit. Besimtarët në Shkup do ta nisin ditën e festës herët The post Nga sabahu në Bajram: Orari i plotë i faljes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut janë bërë publike oraret zyrtare për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Besimtarët në Shkup do ta nisin ditën e festës herët në mëngjes, ku namazi i sabahut do të falet në ora 05:04, ndërsa namazi i Fitër Bajramit në ora 06:19.
Ashtu si çdo vit, manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e njohur të Mustafa Pashës, një nga pikat simbol të besimit dhe traditës islame në kryeqytet.
Atmosfera pritet të jetë festive, me besimtarë të shumtë që do të mblidhen për të shënuar këtë ditë të veçantë me lutje, solidaritet dhe urime mes njëri-tjetrit.
The post Nga sabahu në Bajram: Orari i plotë i faljes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .