Nga spitali në qeli, Fatmir Shehollin e kthejnë në paraburgim
Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi. “Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi. Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar


Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.
“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.
Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
