Nga ushtarët e KFOR-it te miliona euro investime: Çka u diskutua në takimin Kurti – Merz?
Në margjinat e Samitit XIII të Procesit të Berlinit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz. Përmes një njoftimi zyrtar, kryeministri Kurti bëri me di...
Në margjinat e Samitit XIII të Procesit të Berlinit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz.
Përmes një njoftimi zyrtar, kryeministri Kurti bëri me dije se gjatë këtij takimi ka pranuar urimet e Kancelarit Merz për mandatin e tij të ri. Takimi vjen menjëharë pas vendimit të Bundestagut gjerman për të vazhduar qëndrimin e trupave ushtarake gjermane në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Gjatë bashkëbisedimit, Kurti vlerësoi rëndësinë e Procesit të Berlinit që nga lansimi i tij në vitin 2014, duke e cilësuar si një platformë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta.
Ai nënkontroi se Kosova ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të këtij procesi, përfshirë ato për udhëtimin me letërnjoftim dhe njohjen e diplomave, duke dërguar një mesazh të qartë se “askush nuk mund ta mbajë peng rajonin”.
Ndër të tjera, në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik. Gjermania mbetet një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë, me rreth 1.5 miliardë euro investime direkte, nga të cilat 62% janë realizuar vetëm gjatë pesë viteve të fundit.
Kurti theksoi potencialin e madh për bashkëpunim në fushat e industrisë, energjisë, transportit, TIK-ut dhe arsimit profesional, si dhe njoftoi se javën e ardhshme në Prishtinë do të organizohet Forumi i Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
“Gjermania është pjesë e të ardhmes sonë evropiane. Faleminderit, Kancelar Merz!”, ka përfunduar reagimin e tij kryeministri Kurti. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.