Nico Williams dhe Barcelona arrijnë marrëveshje personale për një kontratë gjashtëvjeçare
Nico Williams thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën për një kontratë që vlen deri në qershor të vitit 2031. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi anësor do të fitojë rreth 7-8 milionë euro neto në sezon. Tani, Barcelona është e përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje me Athletic Bilbaon, transmeton telegrafi. Ende […]


Nico Williams thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën për një kontratë që vlen deri në qershor të vitit 2031.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi anësor do të fitojë rreth 7-8 milionë euro neto në sezon.
Tani, Barcelona është e përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje me Athletic Bilbaon, transmeton telegrafi.
Ende nuk ka njoftime zyrtare nga Nico, Barcelona ose Bilbao, pasi bisedimet midis klubeve janë duke vazhduar deri ta përcaktojnë anën financiare të transferimit.
Barça aktualisht po punon për të arritur një marrëveshje me klubin bask, të cilit thuhet se duhet t’i paguhet klauzola e lojtarit prej 62 milionë eurosh.
