Nikki Glaser publikon disa fotografi të vjetra, nxit debat
Komedianja e njohur, Nikki Glaser, ka shkaktuar shumë diskutime pas shpërndarjes së disa fotografive të saj të vjetra nga viti 2009, duke e krahasuar me një imazh të saj kur ishte prezent në emisionin “Tonight Show” këtë vit, ka raportua The New York Post. Ajo ka përdoruar këto fotografi për të treguar ndryshimin që ka pësuar […]

Komedianja e njohur, Nikki Glaser, ka shkaktuar shumë diskutime pas shpërndarjes së disa fotografive të saj të vjetra nga viti 2009, duke e krahasuar me një imazh të saj kur ishte prezent në emisionin “Tonight Show” këtë vit, ka raportua The New York Post.
Ajo ka përdoruar këto fotografi për të treguar ndryshimin që ka pësuar jo vetëm në pamjen e saj, por edhe në karrierën e saj gjatë këtyre 16 vjetëve.
“Shfaqja e parë në ‘Tonight Show’, janar 2009 ———-> Shfaqja më e fundit në ‘Tonight Show’, mars 2025”, ka shkruar komedianja në postim.
Fotoja e parë tregon Glaserin nga viti 2009, ku ajo dukej e zbehtë dhe pa shumë makijazh, veshur me një fustan të zi dhe çizme të larta, ndërsa fotoja e dytë tregon një pamje shumë më ndryshe, ku ajo është e veshur me një fustan të ngushtë me material metalik.
Përpos këtyre fotografive, ajo ka shkaktuar reagim të madh për komentet e saj mbi kirurgjinë plastike dhe përdorimin e medikamentit Ozempic për humbje peshe, një medikament që përdoret kryesisht për personat që kanë sëmundjen e diabetit.
“Oh, unë e dua, e dua. Do ta bëja, do ta bëja. S’kam asnjë gjykim”, ka thënë Glaser në emisionin “The Tonight Show”, duke mbështetur përdorimin e ilaçit Ozempic për humbjen e peshës.
Ajo, më tej, ka shtuat se “fajësimi” që disa e bëjnë ndaj përdoruesve të këtij medikamenti vjen nga ata që janë të hollë dhe që janë të pakënaqur që njerëzit po bëhen më të hollë.
“Ata janë kaq të zemëruar sepse kjo është e gjitha që kanë”, ka thënë ylli.
Sa i përket operacioneve plastike, Glaser ka shpërthyer në komente të sinqerta, duke thënë se është plotësisht e hapur për t’u nënshtruar një operacioni të tillë, dhe se një ndër planet e saj është një rregullim në fytyrë.
“Prisni derisa të bëj një ‘facelifting’. Kjo do të ndodhë. Gusht 2026, do ta bëj. Nuk kam asnjë problem me këtë”, ka thënë prezantuesja e spektaklit “Golden Globes”.
Glaser po ashtu ka komentuar mbi standardet e bukurisë, duke thënë se “njerëzit të trajtojnë më mirë kur je më tërheqës. Është një fakt i trishtueshëm i jetës”.
Komentet e saj për kirurgjinë plastike dhe përdorimin e Ozempic kanë sjellë reagime të ndryshme. Disa e mbështesin për sinqeritetin dhe ndihmën që mund t’i japë kjo mendësi, ndërsa të tjerë e kritikojnë për ndikimin që mund të ketë në perceptimet e bukurisë dhe shëndetit të individëve.