Nikolla Gruevski mund të kthehet!

Ish kryeministri Nikolla Gruevski aktualisht është i dënuar vetëm për dy vepra penale, “Shuplakat në Komunën Qendër” për të cilën ka vendim të plotfuqishëm 18 muaj burg efektiv dhe vepra tjetër “Parcelat në Vodno” për të cilën Gruevski është dënuar me 9 vjet burg. Megjithëse se në fuqi ka mbi 10 vjet burg për t’i […]

Prill 15, 2026 - 17:30
Nikolla Gruevski mund të kthehet!

Ish kryeministri Nikolla Gruevski aktualisht është i dënuar vetëm për dy vepra penale, “Shuplakat në Komunën Qendër” për të cilën ka vendim të plotfuqishëm 18 muaj burg efektiv dhe vepra tjetër “Parcelat në Vodno” për të cilën Gruevski është dënuar me 9 vjet burg. Megjithëse se në fuqi ka mbi 10 vjet burg për t’i vuajtur, kthimi i tij në Shkup nuk duket i pamundur. Vepra “Shuplakat në Komunën Qendër” vjetërsohet më 10 shtator 2027, ndërsa për “Parcelat në Vodno” për shkak të dënimit në mungesë, Gruevski ka të drejtë të kërkon përsëritje të procedurës dhe të njëjtën ta ndjek nën masa kujdesi më të lehta se paraburgimi. Këtë e tha ditë më parë edhe vetë prokurori i sapo angazhuar në lëndët “Talir 1 dhe Talir 2”, Kristijan Smilevski.

“Gjithkush ka të drejtë të gjykohet në prezencë. Derisa i akuzuari Gruevski bëhet i qasshëm për organet, kërkesa për përsëritjen e procedurës do të fillon përsëri. Por kjo varet edhe nga kushti se kur mund të vjetërsohet vepra”, deklaroi Kristijan Smilevski, Prokuror.

Veçmas veprave për të cilat Gruevski është i dënuar, ai ndiqet si i akuzuar edhe në lëndët që dolën nga ish Prokuroria Speciale “Talir 1 dhe Talir 2” që kanë të bëjnë me mënyrën se si është financuar VMRO-DPMNE-ja në kohën e tij. Ndaj tij rëndon edhe akuza e ndarë nga akti i përgjithshëm për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Gruevski ndiqet ndaras si organizator i cenimit terrorist të rendit kushtetues, ndërsa organizatorët e tjerë në janar të vitit 2025 u liruan nga akuza pasi Prokuroria e Krimit të Organizuar u tërhoq nga akuza. Për veprën “Tanku”, blerjen e makinës luksoze e që u bë vepra e cila e çoi në arrati ish kryeministrin, Gruevski nuk do të përgjigjet pasi e njëjta muaj më pas është vjetërsuar./Alsat.mk.