Nikolloski sërish sytë nga Tirana: Shqipëria jashtë BE-së edhe për një kohë të gjatë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se vendi do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimi Evropian pa bërë kompromise që, sipas tij, cenojnë dinjitetin kombëtar. Ai theksoi se qeveria The post Nikolloski sërish sytë nga Tirana: Shqipëria jashtë BE-së edhe për një kohë të gjatë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 10, 2026 - 20:00
Nikolloski sërish sytë nga Tirana: Shqipëria jashtë BE-së edhe për një kohë të gjatë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se vendi do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimi Evropian pa bërë kompromise që, sipas tij, cenojnë dinjitetin kombëtar.

Ai theksoi se qeveria ndjek një qasje të qëndrueshme dhe “dinjitoze” ndaj integrimit evropian, duke nënvizuar se nuk do të ketë dorëzim përballë kërkesave për ndryshime kushtetuese pa garanci të qarta për procesin e anëtarësimit.

Kjo linjë përputhet edhe me qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili së fundmi u shpreh i gatshëm që vendi të presë edhe për dekada nëse nuk ka siguri për avancimin drejt BE-së.

Nikolloski theksoi se shteti po përmbush detyrimet që varen prej tij, duke shtuar se në kuadër të Planit të Rritjes është përpara vendeve të rajonit, ndërsa progresi pritet të reflektohet në raportin e ri që publikohet në qershor.

Megjithatë, sipas tij, pengesa kryesore nuk është vetëm Bullgaria, por mungesa e një vendimi të qartë nga qendrat kryesore evropiane për zgjerimin e Unionit.

“Bullgaria është një justifikim i mirë për të mos u marrë vendimi real. Nëse ka vullnet politik, çështja mund të zgjidhet brenda një pasditeje,” deklaroi ai.

Duke komentuar perspektivën rajonale, Nikolloski shtoi se edhe Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi nuk pritet të anëtarësohen në BE në një të ardhme të afërt, jo për shkak të mungesës së reformave, por për shkak të pasigurisë brenda vetë Unionit për zgjerimin.

Ai përfundoi se roli i politikanëve është të informojnë publikun për realitetin dhe të marrin vendime mbi bazën e këtij realiteti, edhe kur mesazhet nuk janë optimiste. Gazeta Flaka

The post Nikolloski sërish sytë nga Tirana: Shqipëria jashtë BE-së edhe për një kohë të gjatë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .