Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, deri në mesdite u vaksinuan rreth 100 persona

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë(QKMF) dhe në 15 qendra të tjera të vaksinimit, ku deri rreth orës 12:00 të paraditës janë vaksinuar rreth 100 qytetarë, raporton Ekonomia Onlin...

tetor 22, 2026 - 14:30
Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, deri në mesdite u vaksinuan rreth 100 persona
Rritje e lehtë e virozave në Prishtinë, bëhet thirrje për vaksinim kundër gripit

Rritje e lehtë e virozave në Prishtinë, bëhet thirrje për vaksinim kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë(QKMF) dhe në 15 qendra të tjera të vaksinimit, ku deri rreth orës 12:00 të paraditës janë vaksinuar rreth 100 qytetarë, raporton Ekonomia Online.

Nga QKMF-ja bëjnë thirrje për vaksinim me kohë, me theks të veçantë te të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët, si kategori më të rrezikuara nga ndërlikimet e gripit.

Rineta Turku, doktoreshë në Qendrën e Vaksinimit në QKMF në Prishtinë, në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se vaksinimi ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

“Po, prej orëve të para të mëngjesit kemi filluar vaksinimin kundër gripit sezonal, vaksinimi përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare po zhvillohet edhe në 15 qendra të tjera, ku është njësia e vaksinimit. Prioritet kanë profesionistët shëndetësorë, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët prej moshës mbi 6 muaj deri në 5 vjet”, ka thënë ajo.

Turku, ka treguar se numri i të interesuarve për t’u vaksinuar është i madh.

“Po, për shkak se jemi në kohën kur gripi sezonal veç ka filluar, prandaj ju bëjmë thirrje të vaksinohen, pasi që vaksina është shumë e mirë, ju mbron për hapjen e infeksioneve, për komplikime të mëtutjeshme që çojnë deri te spitalizimi, parandalon, e të tjera. Deri me tani i kemi vaksinuar afërsisht 100 persona, vaksinimi po vazhdon të zhvillohet ende. Është një fluks i madh i të interesuarve. Deri në ora 20:00, këtu në Qendër mund të merret vaksina, ndërkaq për qendrat e tjera, deri në ora 13:30”, ka thënë Turku.

Vaksniat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike u kanë bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, veçanërisht personave që u përkasin grupeve me rrezik të lartë.

Grupet që rekomandohet të vaksinohen me prioritet janë:

•Personat mbi 65 vjeç;

•Personat me sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, mushkërive, diabetin, sëmundjet e veshkave dhe ato që dobësojnë sistemin imunitar;

•Gratë shtatzëna;

•Fëmijët me sëmundje kronike dhe ata që kanë indikacion për vaksinim sipas rekomandimeve shëndetësore;

•Personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë;

•Profesionistët shëndetësorë dhe personat e tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor.

Vaksinimi kundër gripit sezonal rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të vaksinohen.

Vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen nga gripi sezonal dhe për uljen e rrezikut të komplikimeve, formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.