Një 44 vjeçar nga Shkupi vodhi rreth 10.000 euro në një këmbimore, Prokuroria nisi hetimet
Më 20 mars, një 44 vjeçar nga Shkupi, ka vjedhur para në shumën totale prej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arqipeshkvi Angelarij”. Ai e ka shfrytëzuar momentin kur punonjësi i këmbimores, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për pak kohë jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë […]


Më 20 mars, një 44 vjeçar nga Shkupi, ka vjedhur para në shumën totale prej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arqipeshkvi Angelarij”. Ai e ka shfrytëzuar momentin kur punonjësi i këmbimores, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për pak kohë jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar menjëherë nga vendi, transmeton Portalb.mk.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër 44-vjeçarit nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale Vjedhje nga neni 235 paragrafi 1 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.
I dyshuari ka qenë edhe më herët i dënuar, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura të tjera penale.
“Ai u gjet dhe u arrestua shpejt”, thonë nga Prokuroria.
Duke pasur parasysh këtë, si dhe rrezikun që ai të ikë për t’iu shmangur ndjekjes penale, prokurori publik mbrëmë i ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit propozim për caktimin e masës së paraburgimit.