Një burrë arrestohet për rastin e gruas e cila vdiq pasi ra nga kati i shtatë në Prishtinë

Një person është arrestuar për veprën penale “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”. Arrestimin e ka konfirmuar Polica, ndërsa rasti ka të bëj me gruan e cila vdiq pasi dje ra nga kati i shtatë i një ndërtesë në Prishtinë. “Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një […]

Prill 12, 2025 - 12:00
 0  8
Një burrë arrestohet për rastin e gruas e cila vdiq pasi ra nga kati i shtatë në Prishtinë

Një person është arrestuar për veprën penale “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Arrestimin e ka konfirmuar Polica, ndërsa rasti ka të bëj me gruan e cila vdiq pasi dje ra nga kati i shtatë i një ndërtesë në Prishtinë.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.