Rama nga Elbasani: Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomorr Alizoti!
Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu ironitë kundrejtë drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë […]

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu ironitë kundrejtë drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët.
Kryeministri ironizoi gjithashtu dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Sot paradite shkova në Librazhd. Patra frikë kur po afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Ka një fjalë populli shqiptar Tomorr, tahmja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lë pa zë.
A mër Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar me u ngatërru mër Tomor. Më del para syve Tomorri e mendoj me datë 12, ndërkohë që Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomorr Alizoti.
A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi nolt, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra.