Një copë picë për 120 denarë: A e kanë humbur qëllimin e tyre kafeteritë studentore?
Një pjesë e studentëve në Shkup e shprehën pakënaqësinë e tyre për çmimet në kafeteritë e fakulteteve, të cilat sipas tyre janë tejet të larta për buxhetin e studentëve.Disa studentë që e kontaktuan redaksinë e Meta.mk thonë se çmimet e ushqimeve dhe pijeve në kafeteritë e fakulteteve nuk përkojnë me sasinë dhe cilësinë e tyre. […]


Një pjesë e studentëve në Shkup e shprehën pakënaqësinë e tyre për çmimet në kafeteritë e fakulteteve, të cilat sipas tyre janë tejet të larta për buxhetin e studentëve.Disa studentë që e kontaktuan redaksinë e Meta.mk thonë se çmimet e ushqimeve dhe pijeve në kafeteritë e fakulteteve nuk përkojnë me sasinë dhe cilësinë e tyre. Për t’i vërtetuar këto ankesa të studentëve bëmë një xhiro nëpër kafeteritë e studentëve në disa nga fakultetet pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” (UKM) në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Sipas asaj që pamë kafeteritë në kuadër të Kampusit të Përgjithshëm të UKM-së menaxhohen nga një operator, pra e njëjta kompani operon me kafeteritë në Fakultetin Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe Filologjik.
Çmimet “hahen”, cilësia pak më vështirë
Çmimet në të gjitha kafeteritë në Kampusin e Përgjithshëm janë të njëjta:
Çmime të ngjashme kishte edhe në Kampusin Teknik, pra në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit (FETI). Kafeteria atje menaxhohej nga një operator tjetër, jo nga ai në Kampusin Shoqëror.
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve në meny janë si më poshtë:
Nga ana tjetër, në një barakë të vogël përballë Kampusit Teknik, vumë re çmime më të ulëta të produkteve:
Kafeteri studentore për profesorë
“Aty hanë profesorët, studentët më rrallë”, ishte komenti i një grupi studentësh që i takuam në Kampusin Teknik dhe i pyetëm se çfarë mendonin për çmimet në kafeterinë studentore në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe FETI.
Për shumë studentë çmimet e produkteve në këto kafeteri janë të larta, sidomos duke pasur parasysh që buxheti mesatar i studentëve është i kufizuar. Shumë studentë varen nga mbështetja financiare nga familjet e tyre ose punojnë me kohë të pjesshme, gjë që i kufizon edhe më shumë mundësitë e tyre për të shpenzuar, thanë ata në një anketë të shkurtër të realizuar në faqen në Instagram “Studentarija“.
Studentët marrin edhe subvencione për ushqim nga shteti prej 140 denarë në ditë, ose 840 denarë në javë (për gjashtë ditë në javë).
Në vazhdim mund të lexoni disa nga komentet e studentëve në anketën online:
“Mendoj se çmimet janë joreale për disa produkte dhe shpesh ndodh që ushqimet të jenë bajate, jo të freskëta”, thotë një student i Fakultetit Juridik.
“Çmimet janë të larta për cilësinë që ofrohet”, është komenti i disa studentëve për çmimet e ushqimeve në kafeteritë e studentëve.
“Në Fakultetin Ekonomik çdo gjë është e shtrenjtë dhe çmimet nuk janë reale”
“Një shishe e vogël me ujë kushton 40 denarë, në automat kushton 25 denarë”
“Kafja – 70/80 denarë, një copë picë e hollë dhe e ftohtë është 120 denarë, gjellërat janë rreth 250 denarë, një tost i vogël është gjithashtu shumë i shtrenjtë. Çmimet sikur të jenë bërë për profesorët, jo për studentët”.
“Është shumë shtrenjtë! Kafeteritë nëpër fakultete duhet të jetë më të lira, e jo një lëng i vogël të kushtojë 80 denarë”.
“Çmimet në kafeteritë janë shumë të larta për standardin studentor”
“E njëjta sallatë Cezar që vitin e kaluar ishte 120 denarë tani është 180 denarë”
“Që kur filluam ta marrim të gjithë shumën javore të subvencioneve të hënave, sasia e ushqimit mbeti e njëjtë, por çmimet u rritën”
“Çmimet janë në rregull, nëse paguajnë profesorët ”
“Nuk ia vlen”
“Është shumë shtrenjtë, uji kushton 50 denarë, ndërsa në dyqan kushton 30. Një sanduiç kushton 120 denarë, e është i vogël dhe bajat. Ka edhe gjellëra, për 2 gishta peshku dhe një lugë me oriz na marrin 200 denarë”.