Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të birin në Hagë
Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale nga dita e djeshme, në ditëlindjen e 58-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka prekur shumë qytetarët. Në këtë fotografi shihet nëna e ish-presidentit Thaçi, e ulur në një ambient shtëpie, deri sa përmes një videolidhjeje flet me të birin e saj, i cili ndodhet që


Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale nga dita e djeshme, në ditëlindjen e 58-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka prekur shumë qytetarët.
Në këtë fotografi shihet nëna e ish-presidentit Thaçi, e ulur në një ambient shtëpie, deri sa përmes një videolidhjeje flet me të birin e saj, i cili ndodhet që afër 6 vjet në paraburgim në Hagë.
Kjo skenë ka prekur shumë qytetarët, duke rikujtuar se përtej politikës, proceseve gjyqësore dhe roleve publike, mbeten lidhjet njerëzore, ato mes nënës dhe fëmijës, të cilat nuk zbehen as nga distanca, as nga koha dhe as nga rrethanat.
Fotografia është duke u shpërndarë nga mbështetësit e Thaçit dhe ajo nuk dihet saktësisht se kur është bërë.
