Një drejtues automjeti në Shkup goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i aksidentit
Një pesëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga drejtuesi i automjetit Volvo. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në udhëkryqin e bulevardit “Metropolit Teodosij Gologanov”në Taftalixhe, Shkup, transmeton Portalb.mk. Shoferi fillimisht goditi një semafor dhe më pas këmbësorin. Pasi e ka goditur ai është larguar nga vendi […]


Një pesëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga drejtuesi i automjetit Volvo. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në udhëkryqin e bulevardit “Metropolit Teodosij Gologanov”në Taftalixhe, Shkup, transmeton Portalb.mk.
Shoferi fillimisht goditi një semafor dhe më pas këmbësorin. Pasi e ka goditur ai është larguar nga vendi i aksidentit.
“Këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, njofton MPB.
Në vendin e aksidentit ka inspektim ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Shkup.