Një fëmijë 9-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup
Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar. Fëmija më 14 janar është sjellë në klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit. “Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë […] The post Një fëmijë 9-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on InfoShqip.com.
Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar. Fëmija më 14 janar është sjellë në klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit.
“Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë në Repartin për sëmundje të fëmijëve në ISHP Spitalin Klinik – Shtip në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të vetëdijes. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe CT e kokës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në ora 19:00 me ndihmë mjekësore fëmija është transportuar në QSUT DB-Shkup, thuhet në njoftimin e Spitalit Klinik-Shtip.
Kur një djalosh nëntë vjeçar është sjellë në klinikën e Shkupit, ka pasur arrest kardiak dhe përkeqësim të parametrave vitalë, thonë nga Klinika për fëmijë për Thelma. Nga aty shtojnë se mjekët dyshojnë se shëndeti jo i mirë i fëmijës është pasojë e një infeksioni të zorrëve.
Fëmija nëntë vjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup është nga Komuna e Sveti Nikollës.
Muajin e kaluar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një foshnjë shtatë muajshe. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka përjashtuar mundësinë e një gabimi mjekësor gjatë trajtimit, pasi ka marrë raportin nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (DSZI), i cili ka kryer një kontroll të jashtëzakonshëm.
The post Një fëmijë 9-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on InfoShqip.com.