“Iu vodh qafore 1 mijë euroshe”! Si plaçkiten pacientët në spital pasi ndërrojnë jetë? (VIDEO)

Inside 21 ka zbuluar se shumë pacientë janë duke u plaçkitur në spitalet shtetërorë të Maqedonisë së Veriut. Dy raste të cilët folën para kamerës së TV21 në kushte anonimiteti dëshmuan se familjarët e tyre janë plaçkitur pasi kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit. Rasti i parë tregoi se bashkëshortes së tij, e cila […] The post “Iu vodh qafore 1 mijë euroshe”! Si plaçkiten pacientët në spital pasi ndërrojnë jetë? (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 13, 2024 - 14:00
 0  5
“Iu vodh qafore 1 mijë euroshe”! Si plaçkiten pacientët në spital pasi ndërrojnë jetë? (VIDEO)

Inside 21 ka zbuluar se shumë pacientë janë duke u plaçkitur në spitalet shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.

Dy raste të cilët folën para kamerës së TV21 në kushte anonimiteti dëshmuan se familjarët e tyre janë plaçkitur pasi kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit.

Rasti i parë tregoi se bashkëshortes së tij, e cila kishte qëndruar në spital 3 ditë, iu vodh qaforja e arit në vlerë prej 1 mijë euro pasi ka ndërruar jetë.

Thotë se rastin e ka denoncuar në polici që para një muaji, por ende asnjë epilog.

Rasti i dytë ka dëshmuar se të afërmit të tij i janë marrë para poashtu pasi ka ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit. Ai hedh dyshimin se të gjitha këto raste mund të jenë shkaktuar nga një person dhe kërkon të vendosen kamera të sigurisë në çdo cep të spitalit.

Edhe mjekët Ilir Hasani dhe Bekim Tateshi nga studioja e TV21 pohuan se kanë hasur raste të tilla dhe se kjo sipas tyre ndodh edhe mes kolegësh.

The post “Iu vodh qafore 1 mijë euroshe”! Si plaçkiten pacientët në spital pasi ndërrojnë jetë? (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.