Një fëmijë tre vjeçar në Kumanovë u helmua nga tabletat
Fëmija 3 vjeçar në Kumanovë është helmuar nga tableta, ka pirë një sasi të madhe
Dje një fëmijë tre vjeçar është helmuar nga tabletat. Rasti u raportua në polici nga mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.
Dje rreth orës 17:08 në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se te ata është sjellë një fëmijë tre vjeçar nga Kumanova i cili pasi ka pirë një sasi të madhe tabletash është helmuar.
SPB Kumanovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.