Mickoski paralajmëroi 600 punësime të reja këtë muaj në MPB

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi 600 vende të reja pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai tha se shpallja për punësime do të publikohet javën e ardhshme, ndërsa punësimet janë rezultat i pensionimeve dhe nevojës për për të forcuar kapacitetet në kuadrin e ministrisë, transmeton Portalb.mk. “Shumë pak i është kushtuar rëndësi ndërtimit të një […]

dhjetor 14, 2024 - 18:00
 0  5
Mickoski paralajmëroi 600 punësime të reja këtë muaj në MPB
Shënimi i 7 majit, Ditës së Policisë së Maqedonisë. Foto printscreen nga video-live i MPB-së

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi 600 vende të reja pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai tha se shpallja për punësime do të publikohet javën e ardhshme, ndërsa punësimet janë rezultat i pensionimeve dhe nevojës për për të forcuar kapacitetet në kuadrin e ministrisë, transmeton Portalb.mk.

“Shumë pak i është kushtuar rëndësi ndërtimit të një potenciali cilësor të kuadrit brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e kemi kuptuar pasi kemi kaluar një periudhë prej gati gjashtë muajsh, gjatë së cilës kemi analizuar, hulumtuar dhe kemi arritur në përfundim se në vitet e kaluara është kryer, mund të them një krim epik. Për t’u ndëshkuar kjo dhe për t’u sjellë para drejtësisë, këto dyshime të bazuara është i nevojshëm personeli njerëzor. Në këtë drejtim mund të njoftoj se këtë muaj janë planifikuar 600 vende të reja pune në MPB. Pra MPB-ja pret që javën e ardhshme të shpallë konkurs për 600 vende të reja pune në kuadër të ministrisë”, tha Mickoski.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti në forcat speciale të ARM-së të njohur si “Ujqit”, asnjë shqiptar nuk ishte pjesë e grupit që ishin kualifikuar për këtë njësi. Shtabi i Përgjithshëm konfirmoi se nuk ka pjesëtarë me përkatësi etnike shqiptare.

“Në mesin e kandidatëve të cilët e kanë kryer këtë seleksionim nuk ka pjesëtarë të Armatës të cilët i përkasin përkatësisë etnike shqiptare. Pjesëtarët të cilët nuk e kanë kaluar seleksionimin në tërësi kanë dhënë deklarata me vullnetin e tyre mbi arsyet e tërheqjes, ndërsa pjesëmarrësit të cilët kanë kaluar gjysmën e seleksionimit (12 ditë) mbeten pjesë e batalionit të zbulimit (ish batalioni “Renxherët”) i cili gjithashtu është pjesë e njësive speciale”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së.

Kursi i seleksionimit zgjati 24 ditë, ndërsa u spikat nga dy momente: e para rrahja brutale e kandidatit shqiptar nga ana e pjesëtarëve të tjerë e që bëri i njëjti të mos jetë pjesë e “Ujqve” dhe e dyta vdekja e ushtarit 25 vjeçar gjatë ushtrimeve përfundimtare, ecja në terrene malore prej 100 kilometrave.

Ndryshe, një kandidat shqiptar, i cili po kalonte provat për t’u bërë pjesë e forcave speciale “Ujqit” në kuadër të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), në muajin qershor është rrahur brutalisht nga kolegët e tij.

“Ujqit” si njësit special u krijuan në vitin 1994, mirëpo deri tani nuk ka regjistruar asnjë shtetas të etnive tjera, përpos asaj maqedonase.