Një grua 61-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup

Një grua 61-vjeçare lindi fëmijën e saj të parë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Sipas drejtoreshës, Irena Aleksiovska Papestiev, kjo grua është më e moshuara që ka kaluar me sukses një proces të tillë, raporton Lider.mk. Fëmija u ngjiz me ndihmën e fekondimit in vitro, transmeton Portalb.mk. Nëna dhe i porsalinduri janë […]

Nëntor 26, 2024 - 13:00
 0  6
Një grua 61-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup
Foshnje. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Një grua 61-vjeçare lindi fëmijën e saj të parë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Sipas drejtoreshës, Irena Aleksiovska Papestiev, kjo grua është më e moshuara që ka kaluar me sukses një proces të tillë, raporton Lider.mk. Fëmija u ngjiz me ndihmën e fekondimit in vitro, transmeton Portalb.mk.

Nëna dhe i porsalinduri janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe ekipi mjekësor është meritor për këtë arritje të rëndësishme.

Ky rast është unik, duke pasur parasysh moshën e nënës dhe përfundimin me sukses të shtatzënisë.

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev, paralajmëroi konferencë për media ku do të zbulohen më shumë detaje për procedurat in vitro dhe kujdesin ndaj nënës dhe të porsalindurit.