Një muaj paraburgim për reperin Buta, Gjykata jep detaje

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Butrint Januzi i njohur si Buta, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautoriz të armëve nga neni 366 paragrafi 1

Prill 13, 2026 - 15:30
Një muaj paraburgim për reperin Buta, Gjykata jep detaje
nje-muaj-paraburgim-per-reperin-buta,-gjykata-jep-detaje

nje-muaj-paraburgim-per-reperin-buta,-gjykata-jep-detaje

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Butrint Januzi i njohur si Buta, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautoriz të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se:

I

Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të atëçasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor.

II

Ndaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistolet i bei në tokë.

III

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.