Një pilot amerikan shpëtohet i gjallë pas rrëzimit të aeroplanit luftarak në Iran
Një nga dy pilotët amerikanë të aeroplanit luftarak F-15 që u rrëzua në Iran është shpëtuar nga forcat amerikane, raporton NBC News. Aeroplani u rrëzua mbi Iran më herët sot, raportuan më parë Reuters, CNN dhe media të tjera. Një zyrtar amerikan tha se një nga pilotët e aeroplanit është shpëtuar gjallë. Zyrtarët nuk kanë […]


Një nga dy pilotët amerikanë të aeroplanit luftarak F-15 që u rrëzua në Iran është shpëtuar nga forcat amerikane, raporton NBC News.
Aeroplani u rrëzua mbi Iran më herët sot, raportuan më parë Reuters, CNN dhe media të tjera.
Një zyrtar amerikan tha se një nga pilotët e aeroplanit është shpëtuar gjallë.
Zyrtarët nuk kanë komentuar deri më tani se si u rrëzua aeroplani dhe ende ushtria amerikane nuk ka dhënë ndonjë koment.
Më parë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një zyrtar amerikan tha se aeroplani ishte rrëzuar.
Incidenti shënon herën e parë që një aeroplan amerikan është rrëzuar mbi Iranin gjatë konfliktit.
Afër fillimit të luftës, tre aeroplanë F-15 u rrëzuan gabimisht në një incident zjarri miqësor nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit. /Telegrafi