Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Reçicë të Vogël të Tetovës

Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës. Për momentin zjarrfikësit bashkë me banorët e lagjes janë duke u munduar të shuajnë zjarrin dhe të mbrojnë shtëpitë përreth. Deri më tani nuk dihet cilat janë shkaqet e zjarrit. SPB Tetovë ka bllokuar një pjesë të rrugës Tetovë-Pirok për të […]

maj 8, 2025 - 21:00
 0  5
Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Reçicë të Vogël të Tetovës

Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës. Për momentin zjarrfikësit bashkë me banorët e lagjes janë duke u munduar të shuajnë zjarrin dhe të mbrojnë shtëpitë përreth.

Deri më tani nuk dihet cilat janë shkaqet e zjarrit.

SPB Tetovë ka bllokuar një pjesë të rrugës Tetovë-Pirok për të mundësuar kalimin e zjarrfikësve. /Alsat.mk