Një shtetas i huaj gjendet i pajetë në Prishtinë – Policia jep detajet

Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, në rrugën “Fehmi Agani”. Policia e Kosovës konfirmoi se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është gjetur i pajetë. “Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” […]

Mars 28, 2025 - 01:00
 0  5
Një shtetas i huaj gjendet i pajetë në Prishtinë – Policia jep detajet

Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, në rrugën “Fehmi Agani”.

Policia e Kosovës konfirmoi se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është gjetur i pajetë.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj.