Abdixhiku takohet me mbështetësit e tij në Gjakovë: LDK po flet drejtë – po flet njejtë, po flet siç e kanë drejtuar votuesit e vet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Gjakovë me qytetarët dhe mbështetësit e tij. “Për kafe të vonshme, mes njerëzve të mbarë, mes mbështetësve e bashkqytetarëve gjakovarë. I falenderova për mbështetjen e dhënë”, ka shkruar Abdixhiku krahasa disa fotografive të shpërndara në ‘Faebook’, transmeton FrontOnline. Abdixhiku ka thënë se turneu

Mars 28, 2025 - 01:00
 0  6
Abdixhiku takohet me mbështetësit e tij në Gjakovë: LDK po flet drejtë – po flet njejtë, po flet siç e kanë drejtuar votuesit e vet
abdixhiku-takohet-me-mbeshtetesit-e-tij-ne-gjakove:-ldk-po-flet-drejte-–-po-flet-njejte,-po-flet-sic-e-kane-drejtuar-votuesit-e-vet

abdixhiku-takohet-me-mbeshtetesit-e-tij-ne-gjakove:-ldk-po-flet-drejte-–-po-flet-njejte,-po-flet-sic-e-kane-drejtuar-votuesit-e-vet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Gjakovë me qytetarët dhe mbështetësit e tij.

“Për kafe të vonshme, mes njerëzve të mbarë, mes mbështetësve e bashkqytetarëve gjakovarë. I falenderova për mbështetjen e dhënë”, ka shkruar Abdixhiku krahasa disa fotografive të shpërndara në ‘Faebook’, transmeton FrontOnline.

Abdixhiku ka thënë se turneu i falënderimit do të vazhdoj.

Ai ka theksuar se gjatë takimit me qytetarët në Gjakovë, ka folur dhe siguruar ata për rrugëtimin e tyre, duke përmendur sulmet, siq thotë ai nga politikanët e mendimtarët publiko-partiakë të cilët flasin për vendimet dhe qëndrimet e LDK-së.

“Sonte në Gjakovë, për kafe të vonshme. Mes njerëzve të mbarë, mes mbështetësve tanë e mes bashkëqytetarëve gjakovarë. I falënderova për mbështetjen e dhënë. Turneu i falënderimit vazhdon. U fola, i dëgjova, i sigurova për rrugëtimin tonë!”

“Për këto sulmet e gjithëanshme ndërsa, nga politikanë, mendimtarë publiko-partiak e secili që disi merr të drejtë të na tregojë se çfarë vendimi e qëndrimi na u dashka të mbajmë ne si LDK, për gjithë këta bashkë, u them se lodheni kot!, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se LDK vazhdon të flet drejtë, njejtë dhe ashtu siç e kanë drejtuar votuesit e vet.

“LDK po flet drejtë – po flet njejtë, po flet siç e kanë drejtuar votuesit e vet. Mbi të gjitha, LDK po flet me dioptri realiste në vend. Ky realitet nuk na pëlqen, por ai nuk ndryshon sado që investohet në antifushatë ndaj nesh! Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë!Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, është shprehur Abdixhiku. /Front Online/

Postimi i plotë: