“Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet për herë të parë për sulmin fizikë ndaj Klea Prengës

Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e rëndë, në të cilën u përfshi ajo dhe motra Mariela. Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, ish konkurrentja e Perputhen, ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë. “Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja […]

dhjetor 15, 2024 - 14:00
 0  6
“Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet për herë të parë për sulmin fizikë ndaj Klea Prengës

Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e rëndë, në të cilën u përfshi ajo dhe motra Mariela.

Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, ish konkurrentja e Perputhen, ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë.

“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv edhe pse lajmet vazhdonin.

Kam pasur shumë mesazhe në imboks, për persona që kanë pasur të njëjtën situatë si unë. Më i errëti si mesazh ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, atje ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdim ne jemi nën masë.

Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie. Ndryshe… do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhëse për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”, tha Antonela Berisha.