“Nuk ka çështje më urgjente”- Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare, nuk flet për forminin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për formimin e Qeverisë. Kurti ka theksuar se hapi më urgjent për institucionet është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare. “I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që mendoj se është urgjente për shtetin e Kosovës, është formimi

Nëntor 17, 2025 - 14:00
 0
“Nuk ka çështje më urgjente”- Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare, nuk flet për forminin e Qeverisë
“Nuk ka çështje më urgjente”- Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare, nuk flet për forminin e Qeverisë

“Nuk ka çështje më urgjente”- Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare, nuk flet për forminin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për formimin e Qeverisë.

Kurti ka theksuar se hapi më urgjent për institucionet është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që mendoj se është urgjente për shtetin e Kosovës, është formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare”, u shpreh Kurti, duke shtuar se mosfunksionalizimi i komisioneve rrezikon proceset institucionale.

Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit, të gjitha procedurat e tjera duhet të ecin përpara pa vonesa.

“Tash që kemi konstituuar Kuvendin, është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtejshëm në Kuvend,” tha kryeministri në detyrë.

Ai paralajmëroi se çdo ditë pa komisione funksionale dëmton proceset ligjore, administrative dhe përfitimet qytetare.

“Çështje më urgjente se kjo nuk ka,” u shpreh ai.

Kurti kujtoi gjithashtu se afati 15-ditor për mandatarin e propozuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, skadon së shpejti.

“Pesëmbëdhjetëditëshi i mandatarit Konjufca vlen deri të mërkurën,” tha ai, duke mos treguar nëse i kanë numrat për formimin e Qeverisë.