Kryetari i sindikatës së KEK-ut, Xhelal Jashari, ka shpërthyer në lot teksa ka dhënë detaje për vdekjen tragjike të punëtorit Arbenit Ahmeti.

Jashari tha se punëtori i ndjerë ishte pjesë e KEK-ut që shtatë vite dhe ishte punëtor i përkushtuar.

“Kolegu im ka qenë 32-vjeçar, me përvojë pune 7 vite, djalë i përkushtuar i mrekullueshëm, që asnjëherë nuk ka ditë me thënë jo në punën e tij”, tha Jashari në Kanal 10.

Ai tha se “punëtorët në KEK përballen me kushte jashtëzakonisht të vështira”, shtoi ai.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.