Nuk ka publikuar album prej vitesh, por Adele fiton mijëra euro në javë

Gjatë vitit 2024, këngëtarja britanike Adele, thuhet se ka fituar rreth 185 mijë euro në javë, pa përfshirë të ardhurat nga koncertet në Las Vegas dhe nga dhjetë koncertet e shitur në Mynih. Edhe pa një album të ri që nga 2021, pasuria e 37-vjeçares vlerësohet rreth 234 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar shtoi […]

dhjetor 30, 2025 - 11:30
 0
Nuk ka publikuar album prej vitesh, por Adele fiton mijëra euro në javë

Gjatë vitit 2024, këngëtarja britanike Adele, thuhet se ka fituar rreth 185 mijë euro në javë, pa përfshirë të ardhurat nga koncertet në Las Vegas dhe nga dhjetë koncertet e shitur në Mynih.

Edhe pa një album të ri që nga 2021, pasuria e 37-vjeçares vlerësohet rreth 234 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar shtoi rreth 9,6 milionë euro në pasurinë e saj.

Koncertet e saj në Las Vegas thuhet se i sjellin rreth 866 mijë euro për natë, dhe edhe ato në Gjermani ishin shumë fitimprurëse.

Përveç performancave, Adele fiton shumë nga të drejtat e autorit, ndërsa katalogu i saj muzikor vazhdon të shitet dhe të transmetohet në platforma ‘streaming’.

Albumi “21” është shitur në 31 milionë kopje globalisht, “25” në 22 milionë, dhe “30” në 5,54 milionë.

– YouTube  www.youtube.com

Megjithë pasurinë e madhe, Adele ka theksuar se nuk e motivon paraja dhe nuk dëshiron të lidhë emrin e saj me marka komerciale.

Ajo ka përmendur gjithashtu se nuk vjen nga një familje e pasur dhe paratë nuk e rëndojnë.

Në jetën personale, Adele është e fejuar me Rich Paul që nga gushti 2024 dhe së bashku kanë shfaqur dëshirën për të zgjeruar familjen.

Adele është nënë e një djali 13-vjeçar, Angelo, nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, dhe ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke ndarë edhe disa emra që i pëlqejnë, si Parker, Spencer dhe Ray.