Nuk ka të bëj me lëndim, Antonio Conte shpjegon arsyen se pse e zëvendësoi Amir Rrahmanin
Trajneri Antonio Conte thotë se e ka larguar qendërmbrojtësin Amir Rrahmani sepse ka qenë i lodhur dhe nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim. Kishte frikë që ylli i Kosovës u lëndua ndaj Atalantas sepse pas një dueli me Zapacostan, tekniku italian e largoi menjëherë nga fusha. Megjithatë, Conte për “Napoli Zone” ka konfirmuar se […]


Trajneri Antonio Conte thotë se e ka larguar qendërmbrojtësin Amir Rrahmani sepse ka qenë i lodhur dhe nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.
Kishte frikë që ylli i Kosovës u lëndua ndaj Atalantas sepse pas një dueli me Zapacostan, tekniku italian e largoi menjëherë nga fusha.
Megjithatë, Conte për “Napoli Zone” ka konfirmuar se si largimi i Hojlund, ashtu edhe i Rrahmanit kanë ndodhur vetëm sepse i pa të lodhur.
“Hojlund dhe Rrahmani u zëvendësuan sepse e vërejta që ishin pak të lodhur. Preferoja të bëja ndryshime, sidomos meqenëse duhet të përfshihemi të gjithë dhe secili lojtarë duhet të ndihet i përfshirë. Pesë muaj kanë kaluar dhe na duhen të gjithë lojtarët tanë”, deklaroi ai.
Ky padyshim është lajm i shkëlqyer për Rrahmanin, i cili u kthye nga lëndimi që pësoi te Kosova vetëm muajin e kaluar, ndërsa ka rol të rëndësishëm në formacionin bazë të skuadrës italiane.
Kujtojmë, Rrahmani zhvilloi paraqitje solide në suksesin e Kosovës – ku u kualifikuan për herë të parë në histori në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.