Nuk veproi shteti, veproi qytetari: Ylli Paçuku pastron mbishkrimin me gjuhë urrejtjeje te stacioni para “Goce Dellçevit”
Një mbishkrim me përmbajtje urrejtjeje i vendosur në stacionin e autobusit para konviktit studentor “Goce Delçev” në Shkup ka qarkulluar për disa ditë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime, por The post Nuk veproi shteti, veproi qytetari: Ylli Paçuku pastron mbishkrimin me gjuhë urrejtjeje te stacioni para “Goce Dellçevit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një mbishkrim me përmbajtje urrejtjeje i vendosur në stacionin e autobusit para konviktit studentor “Goce Delçev” në Shkup ka qarkulluar për disa ditë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime, por jo ndërhyrje institucionale. Aktivisti qytetar Ylli Paçuku vendosi ta marrë vetë iniciativën dhe ta pastrojë mbishkrimin, pasi qyteti nuk reagoi, shkruan Gazeta Flaka
“Ky mbishkrim me urrejtje te stacioni i autobusit para konviktit Goce Delçev ka qenë disa ditë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale. Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, thjesht e pastrova vet,” tha Paçuku në një reagim publik.
Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt heroik, por për një veprim minimal qytetar që duhet ta ndërmarrin të gjithë kur përballen me simbole apo mesazhe që nxisin përçarje.
“Nuk është asgjë e madhe, thjesht nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku edhe vetë kam pritur autobus më herët dhe të shoh fjalë që s’kanë vend në një hapësirë studentore, e as në këtë qytet,” u shpreh ai.
Paçuku pati edhe një mesazh për autorët e mbishkrimeve me gjuhë urrejtjeje.
“E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat,” deklaroi ai me ironi.
Ngjarja ka hapur diskutime të reja për mungesën e reagimit institucional dhe për nevojën e një qasjeje më të vendosur ndaj vandalizmit me bazë etnike dhe gjuhës së urrejtjes në hapësirat publike, veçanërisht pranë institucioneve arsimore. Gazeta Flaka
The post Nuk veproi shteti, veproi qytetari: Ylli Paçuku pastron mbishkrimin me gjuhë urrejtjeje te stacioni para “Goce Dellçevit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .