Nuredin Lushtaku: Nëse bëhem deputet, në Kuvend votoj, siç voton koalicioni ynë

Themeluesi i Listës ‘’IDEAL’’ që ishte në bashkë-koalicion me AAK-në dhe NISMA-n, Nuredin Lushtaku, ka folur për FrontOnline për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe votës së tij nëse ai bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. I pyetur se nëse Bekim Jashari, do ia kërkonte votën për Qeverinë Kurti 3, Lushtaku tha se në Parlament

shkurt 10, 2025 - 20:00
 0  5
Nuredin Lushtaku: Nëse bëhem deputet, në Kuvend votoj, siç voton koalicioni ynë
nuredin-lushtaku:-nese-behem-deputet,-ne-kuvend-votoj,-sic-voton-koalicioni-yne

nuredin-lushtaku:-nese-behem-deputet,-ne-kuvend-votoj,-sic-voton-koalicioni-yne

Themeluesi i Listës ‘’IDEAL’’ që ishte në bashkë-koalicion me AAK-në dhe NISMA-n, Nuredin Lushtaku, ka folur për FrontOnline për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe votës së tij nëse ai bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

I pyetur se nëse Bekim Jashari, do ia kërkonte votën për Qeverinë Kurti 3, Lushtaku tha se në Parlament të Kosovës nëse zgjedhet deputet, shkon me politikat e koalicionit dhe jo me të individit.

‘’Unë nëse shkoj në Parlament i kam politikat e koalicionit, por jo të individit’’ tha ai.

Lushtaku tha se nuk ka lidhje pse ka qenë bashkëpartiak me Bekim Jasharin dhe se ky i fundit nuk mund të ia ndryshoj qëndrimin.

”Nuk ka lidhje pse kemi qenë bashkëpartiak’’ tha ai për FrontOnline.

Lushtaku, la të nënkuptohet se do të veproj dhe votoj në të ardhmen, karshi vendimit të Koalicionit për Kosovën Fituese.

‘’Varet nga vendimi i koalicionit dhe jo nga mendimi individit” u shpreh ai.

Ndryshe ish-kreu i Skenderajt dhe ish-bashkëpartiaku i Lushtakut, Bekim Jashari, kishte dalur në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, një ditë para zgjedhjeve, derisa në mëngjes ishte raportuar se po e mbështeste kreun e IDEAL-it, Nuredin Lushtakun.