Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale Gostivar në vizitë studimore në Bursa
Nxënësit dhe profesorët e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale – Gostivar realizuan një vizitë edukative në qytetin e Bursa, ku patën mundësinë të njihen nga afër me proceset bashkëkohore industriale The post Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale Gostivar në vizitë studimore në Bursa appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nxënësit dhe profesorët e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale – Gostivar realizuan një vizitë edukative në qytetin e Bursa, ku patën mundësinë të njihen nga afër me proceset bashkëkohore industriale dhe ekonomike.
Gjatë qëndrimit të tyre, ata vizituan fabrikën e automjeteve elektrike TOGG, ku ndoqën nga afër fazat e prodhimit dhe u njohën me teknologjitë inovative që po transformojnë industrinë automobilistike.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu një takim me BTSO, ku u prezantuan strategjitë për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në këtë rajon të rëndësishëm ekonomik të Turqisë.
Vizitat vijuan në kompaninë tekstile Türkün Tekstil, ku nxënësit mësuan për rolin e dizajnit dhe prodhimit në tregun global, si dhe në fabrikat ushqimore Emek Yağ dhe BESAŞ, ku u njohën me industrinë ushqimore dhe modelet e ekonomisë sociale.

Në kuadër të programit, nxënësit morën pjesë edhe në dy konferenca me ekspertë të fushës, ku përfituan njohuri të vlefshme mbi menaxhimin, sipërmarrjen dhe zhvillimet aktuale ekonomike.
“Përforcimi i njohurive teorike me përvoja praktike në terren ishte shumë i vlefshëm për ne,” thuhet në njoftimin e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale – Gostivar.

Kjo vizitë konsiderohet si një hap i rëndësishëm në lidhjen e arsimit me praktikën dhe përgatitjen e nxënësve për sfidat e tregut të punës. Flaka

The post Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale Gostivar në vizitë studimore në Bursa appeared first on Flaka, në çdo lajm... .