Nxënësit e Tetovës në protestë para policisë: “Mjaft me alarme false për bomba!”
Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës dolën sot para stacionit policor për të protestuar kundër alarmeve të shpeshta për bomba, të cilat deri më tani kanë rezultuar të rreme. Nxënësit shprehen The post Nxënësit e Tetovës në protestë para policisë: “Mjaft me alarme false për bomba!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës dolën sot para stacionit policor për të protestuar kundër alarmeve të shpeshta për bomba, të cilat deri më tani kanë rezultuar të rreme.
Nxënësit shprehen se këto alarme i kanë detyruar disa herë të braktisin procesin mësimor, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme dhe pasiguri tek stafi dhe bashkëmoshatarët e tyre.
“Duam të mësojmë pa frikë! Mjaft me alarme false që na ndërpresin çdo ditë mësimin,” deklaruan protestuesit.
Ata kërkojnë nga institucionet kompetente masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e këtyre incidenteve dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për zhvillimin normal të mësimit.
Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me kërkesat e nxënësve, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave që qëndrojnë pas alarmeve të rreme. Gazeta Flaka
The post Nxënësit e Tetovës në protestë para policisë: “Mjaft me alarme false për bomba!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .