Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online

Gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor, 35 fëmijë që ndodhen në mjekim afatgjatë janë përfshirë në procesin mësimor, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Që nga muaji shtator The post Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 23:30
 0
Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online

Gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor, 35 fëmijë që ndodhen në mjekim afatgjatë janë përfshirë në procesin mësimor, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Që nga muaji shtator ka nisur zbatimi i një zgjidhjeje të re sistematike, e cila u mundëson nxënësve që mungojnë nga mësimi më shumë se tri javë për shkak të trajtimit spitalor, të vazhdojnë shkollimin përmes mësimit online, materialeve dhe detyrave të dërguara nga mësimdhënësit, si dhe mësimit individual, në varësi të gjendjes shëndetësore të nxënësit.

Në bashkëpunim me shoqatën “SANO”, deri më tani janë trajnuar 166 mësimdhënës në 83 shkolla, ndërsa mbi 800 nxënës kanë marrë pjesë në trajnime për komunikim dhe mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre të sëmurë.

Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit theksojnë se ky proces ka qenë një hap historik në garantimin e të drejtës për arsim për fëmijët në trajtim afatgjatë. “Byroja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje këshillimore për mësimdhënësit, me qëllim forcimin e kompetencave të tyre dhe sigurimin që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë procesit arsimor”, deklaroi Milka Trimçevska.

Nga ana tjetër, shoqata “SANO” vlerëson se kjo zgjidhje përmbyll një betejë dhjetëvjeçare. “Sot, falë Ministrisë së Arsimit dhe ministres, të gjithë fëmijët që janë në trajtim shëndetësor kanë mundësi të ndjekin mësimin, kryesisht online, pa u përjashtuar nga arsimi”, tha Marija Vuk nga SANO.

The post Nxënësit në mjekim spitalor afatgjatë mund të përfshihen në mësim online appeared first on Flaka, në çdo lajm... .