Putin emëron një figurë të fuqishme për ambasador në Shkup: Kush është Dmitri Zikov?
Diplomati Dmitri Zikov është emëruar ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoni. “Të emërohet Dmitri Konstantinoviç Zikov si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e The post Putin emëron një figurë të fuqishme për ambasador në Shkup: Kush është Dmitri Zikov? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Diplomati Dmitri Zikov është emëruar ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoni.
“Të emërohet Dmitri Konstantinoviç Zikov si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Para emërimit të tij në Shkup, Zikov shërbeu si zëvendësdrejtor i Departamentit të Dytë Evropian të Ministrisë së Jashtme Ruse.
Paraprakisht këtë muaj, Putin shkarkoi ambasadorin e mëparshëm, Sergei Bazdnikin.
Kush është Dmitri Zikov ?
Dmitri Zikov është diplomat karriere nga Rusia, i emëruar ambasador i Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut në dhjetor 2025 me dekret të presidentit Vladimir Putin.
Më herët ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Departamentit të Dytë Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, që mbulon Evropën Juglindore. Në vitin 2018 është dekoruar nga Putini për kontribut në shërbimin diplomatik. Emërimi i tij vjen në një periudhë marrëdhëniesh të tensionuara mes Rusisë dhe Shkupit zyrtar.
The post Putin emëron një figurë të fuqishme për ambasador në Shkup: Kush është Dmitri Zikov? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .