Oda Amerikane mirëpret vendimin për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në reagimin e lëshuar, OEAK thotë se “beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të


Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Në reagimin e lëshuar, OEAK thotë se “beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”.
Aty tutje thuhet se Oda Amerikane mbështet vlerësimet e presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera.
“Është imperativ që dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e konsumatorit të mos ndërlidhen me aspekte të tjera rregullative të cilat nuk rregullojnë në mënyrë primare ose specifike fushën e të drejtave të konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, siç janë çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin”, thuhet në reagim.
Ndryshe, sipas njoftimit të Presidencës, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.