OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal

Në vazhdën e takimeve me subjektet politike në kuadër të fushatës zgjedhore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me përfaqësuesit e koalicionit VLEN, në hapësirat e Hotel Actor. Takimin The post OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 14, 2025 - 17:00
 0
OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal

Në vazhdën e takimeve me subjektet politike në kuadër të fushatës zgjedhore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me përfaqësuesit e koalicionit VLEN, në hapësirat e Hotel Actor.

Takimin e hapi U.D. Kryetari i OEMVP, z. Nuhi Aliu, i cili falënderoi përfaqësuesit e koalicionit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet sektorit privat dhe pushtetit lokal, me qëllim përmirësimin e kushteve së të bërit biznes.

Gjithashtu, z.Aliu në fjalën e tij, vuri në theks nevojën për ndërhyrje urgjente në infrastrukturën e Zonës Ekonomike të Vizbegut, dhe trajtimin e saj si prioritet zhvillimor.

Në takim ishin të pranishëm edhe udhëheqësia e Odës, Drejtori ekzekutiv z.Zekiri si dhe anëtarë të Këshillit Drejtues dhe të Këshillit Mbikëqyrës të Odës.

Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zeqiri prezantoi Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal, platformë e cila përmban mbi 70 masa prioritare në bazë të së cilët duhet të bëhen reforma thelbësore në sektorë kyç që të krijohet zhvillim ekonomik lokal.

Për më tepër, lexoni lajmin në komentin e parë!

The post OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .