OKB përshëndet zgjatjen e armëpushimit mes SHBA dhe Iranit, Guterres bën thirrje për negociata

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka përshëndetur njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen e armëpushimit me Iranin. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, theksoi se ky zhvillim krijon një mundësi të re për avancimin e diplomacisë mes Iran dhe SHBA-ve. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt […]

Prill 22, 2026 - 09:00
OKB përshëndet zgjatjen e armëpushimit mes SHBA dhe Iranit, Guterres bën thirrje për negociata

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka përshëndetur njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen e armëpushimit me Iranin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, theksoi se ky zhvillim krijon një mundësi të re për avancimin e diplomacisë mes Iran dhe SHBA-ve.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit dhe krijimit të hapësirës së nevojshme për diplomaci dhe ndërtim besimi”, deklaroi Dujarric.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, u bëri thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë momentin e krijuar, duke respektuar armëpushimin dhe duke marrë pjesë në mënyrë konstruktive në procesin e negociatave.

Gjithashtu, Guterres ka shprehur mbështetje për rolin e Pakistan në lehtësimin e bisedimeve, duke shpresuar se përpjekjet e tij do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit.