Ola i drejtohet Gjestit: Do të paguash për të gjitha vuajtjet që ia ke shkaktuar Eglit

Ola Zenelaj ka hedhur disa akuza së fundmi kundrejt banorit tjetër të Big Brother VIP Albania 4, Gjestit. Kjo për raportin me Egli Takon, duke i thënë se do të paguajë për të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar. Konkurrenti nga Kosova i tha se është i gatshëm për çdo gjë dhe se Zoti lartë […]

Mars 11, 2025 - 11:00
 0  8
Ola i drejtohet Gjestit: Do të paguash për të gjitha vuajtjet që ia ke shkaktuar Eglit

Ola Zenelaj ka hedhur disa akuza së fundmi kundrejt banorit tjetër të Big Brother VIP Albania 4, Gjestit.

Kjo për raportin me Egli Takon, duke i thënë se do të paguajë për të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar.

Konkurrenti nga Kosova i tha se është i gatshëm për çdo gjë dhe se Zoti lartë e di më mirë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Do të dalin të gjitha ato vuajtje që i ke shkaktuar asaj, e ke bërë atë vajzë në atë gjendje vetëm për lojë”, iu drejtua ai.

Gjesti ia ktheu: “Jam i gatshëm çdo gjë që e kam bërë brenda, jam i gatshëm te Zoti. Nuk je asgjë ti këtu. Mos bëj gajle për mua. Shikoje veten”.

Foto: Screenshot/TikTok

Egli ndërkaq u largua nga ky format pak ditë më parë për shkak të një ngarkese të madhe që kishte.

Ajo ka shprehur haptazi dashurinë për Gjestin, edhe pse nuk e mori nga ky i fundit.