Selena Gomez fshin videon duke qarë për emigrantët: Me sa duket nuk është në rregull të tregosh ndjeshmëri për njerëzit

Selena Gomez ka tërhequr vëmendje pasi postoi dhe më pas fshiu një video emocionale në Instagram, ku ajo shfaqej duke qarë për dëbimet e emigrantëve pa dokumente nga agjentët e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE). Në videon e postuar në InstaStory të hënën, Gomez, mes lotësh, tha: “Thjesht dua të them se më vjen […]

Jan 28, 2025 - 10:00
 0  12
Selena Gomez fshin videon duke qarë për emigrantët: Me sa duket nuk është në rregull të tregosh ndjeshmëri për njerëzit

Selena Gomez ka tërhequr vëmendje pasi postoi dhe më pas fshiu një video emocionale në Instagram, ku ajo shfaqej duke qarë për dëbimet e emigrantëve pa dokumente nga agjentët e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE).

Në videon e postuar në InstaStory të hënën, Gomez, mes lotësh, tha: “Thjesht dua të them se më vjen shumë keq”.

Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët… nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq. Do të doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të përpiqem me çdo mënyrë, e premtoj”, shkruan DailyMail.

Foto: Screenshot/X

Pas publikimit, videoja ngjalli reagime të ashpra nga disa komentatorë konservatorë, të cilët kritikuan këngëtaren dhe aktoren për ndjeshmërinë e saj ndaj emigrantëve pa dokumente që po përballen me dëbim.

Përballë kësaj vale reagimesh, Gomez vendosi ta fshijë videon.

Ajo më pas postoi një tjetër mesazh në Instagram Story, duke shprehur zhgënjimin e saj ndaj kritikëve: “Me sa duket nuk është në rregull të tregosh ndjeshmëri për njerëzit”.

Reagimi i Gomez ndaj situatës ka ndezur një debat të gjerë në internet, ku shumë ndjekës kanë dalë në mbështetje të saj, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për qëndrimin e saj publik.