Osmani kujton Mehmet Bojkajn nga Isniqi: Kontributi i tij nuk do të harrohet kurrë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar atdhetarin e ndjerë Mehmet Bojkaj gjatë një vizite të zhvilluar së fundmi në Isniq, ku u prit në odën e tij tradicionale nga familjarë dhe bashkëpunëtorë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se vizita ishte shoqëruar me diskutime të hapura në një ambient mikpritës, duke


Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar atdhetarin e ndjerë Mehmet Bojkaj gjatë një vizite të zhvilluar së fundmi në Isniq, ku u prit në odën e tij tradicionale nga familjarë dhe bashkëpunëtorë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se vizita ishte shoqëruar me diskutime të hapura në një ambient mikpritës, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e Bojkajt.
“Para disa ditësh ishim në Isniq, në Odën e atdhetarit të rrallë, të ndjerit Mehmet Bojkaj. Bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë të tij kishim diskutime të hapura në një ambient të mikpritjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se kontributi i Mehmet Bojkajt, si gjatë periudhës së luftës ashtu edhe në kohë paqeje, do të mbetet i paharruar.
“Kontributi i Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje nuk do të harrohet kurrë”, ka shtuar presidentja.
