Osmani: Mirëqenia dhe shëndeti mendor duhet të jenë prioritet nacional

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut. Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga e probleme të tjera të

dhjetor 11, 2024 - 17:00
 0  6
Osmani: Mirëqenia dhe shëndeti mendor duhet të jenë prioritet nacional
osmani:-mireqenia-dhe-shendeti-mendor-duhet-te-jene-prioritet-nacional

osmani:-mireqenia-dhe-shendeti-mendor-duhet-te-jene-prioritet-nacional

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga e probleme të tjera të shumta, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional.

“Mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut. Me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve të varësisë nga droga, problemet e shumta në shkolla shkaku i bullizmit, e dhunës në baza gjinore, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja thotë se për këtë arsye dje, ka mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar me institucionet, shoqërinë civile dhe ekspertët për hapat urgjent që duhet të ndërmerren në këtë drejtim.