Osmani nesër zyrtarisht ia dorëzon detyrën Haxhiut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në orën 16:00 do ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Kjo u bë e ditur në komunikatën për media nga Zyra e Presidentes. Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimiit të detyrës mbahet në Kabinetin e Osmanit.
