Osmani: Problemi nuk është mungesa e kornizës ligjore, por mungesa e zbatimit të saj

Bujar Osmani ka reaguar ndaj debatit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se nuk ka nevojë për “zgjidhje të reja”, por për zbatim të ligjit ekzistues. Sipas The post Osmani: Problemi nuk është mungesa e kornizës ligjore, por mungesa e zbatimit të saj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 12, 2026 - 22:00
Osmani: Problemi nuk është mungesa e kornizës ligjore, por mungesa e zbatimit të saj

Bujar Osmani ka reaguar ndaj debatit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se nuk ka nevojë për “zgjidhje të reja”, por për zbatim të ligjit ekzistues.

Sipas tij, Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe ka fuqi mbi çdo ligj tjetër, duke garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Ai paralajmëron se hapja e kësaj çështjeje me zgjidhje parciale rrezikon të krijojë probleme të reja dhe të “hapë kutinë e Pandorës”, ku çdo segment do të kërkonte trajtim të veçantë përmes negociatave dhe presioneve.

Reagimi i Osmanit vjen në kohën kur Qeveria, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, ka formuar një komision ekspertësh për të shqyrtuar mënyrën se si studentët shqiptarë mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Deri më tani, vetëm profesori Jeton Shasivari ka konfirmuar publikisht pjesëmarrjen në grupin punues, duke theksuar se roli i tij kërkon neutralitet profesional për të mundësuar dialog funksional mes ekspertëve.

Nga ana tjetër, burime jozyrtare përmendin edhe emrin e Tanja Karakamisheva-Jovanovska si pjesë e diskutimeve për përbërjen e grupit.

Osmani e përmbyll qëndrimin e tij me një mesazh të qartë: problemi nuk është mungesa e kornizës ligjore, por mungesa e zbatimit të saj. Gazeta Flaka

The post Osmani: Problemi nuk është mungesa e kornizës ligjore, por mungesa e zbatimit të saj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .