Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave, falënderoj liderët e BE-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në Facebook, nga ‘’takimet intensive’’ me liderët europianë, duke thënë se të njëjtat sollën rezultate konkrete, lidhur me heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Osmani ka falënderuar liderët e BE’së, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës. ‘‘Takimet intensive gjatë Samitit

dhjetor 18, 2025 - 14:30
 0
Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave, falënderoj liderët e BE-së
Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave, falënderoj liderët e BE-së

Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave, falënderoj liderët e BE-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në Facebook, nga ‘’takimet intensive’’ me liderët europianë, duke thënë se të njëjtat sollën rezultate konkrete, lidhur me heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Osmani ka falënderuar liderët e BE’së, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.

‘‘Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.

Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës’’, ka shkruar ajo.